PD: Rama nuk ka asnjë strategji, situata e Covid-19 jashtë kontrollit

Nga Exit News
PD: Rama nuk ka asnjë strategji, situata e Covid-19 jashtë kontrollit

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se po keqmenaxhon hapjen e vendit, pas izolimit total për shkak të pandemisë së Covid-19, dhe nuk ka asnjë strategji konkrete.

Duke theksuar se javët e fundit, numri i të infektuarve ditorë dhe i viktimave po rritet ndjeshëm, ish-deputeti Bardh Spahia tha se ‘është e dukshme, se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë është Covid-19, ai që “drejton” e jo autoritetet që e menaxhojnë atë.’

Spahia tha se ministria bëri testime ‘me pikatore’ gjatë javevë kur mbylli totalisht gjithë vendin dhe vazhdon të mos testojë mjaftueshëm duke treguar qartë se ‘nuk ka një strategji konkrete për t’u përballur me këtë situatë!’

“Edi Rama dështoi të merrte masa për menaxhimin e situatës nga pandemia! Fakt është se sot spitalet janë vatrat kryesore të infeksionit dhe përgjegjësit e rritjes së numrave, si në personelin shëndetësor ashtu edhe tek qytetarët,’ u shpreh ish-deputeti Spahia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>