Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrit Rama për pengim të drejtësinë, duke theksuar se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duhet të ishte marrë në hetim menjëherë.
Në një konferencë për shtyp, ish-deputeti Gent Strazimiri deklaroi:
Video e kryebashkiakut ilegjitim të Bulqizës, qė konsumon kokainë në një mjedis publik është pasqyra e shtetit që ka ndërtuar Edi Rama.
“Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizės duhej tė ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Drejtėsia duhet të kishte vepruar duke nisur ndaj tij ndjekjen penale për moskallëzim krimi, pasi është faktuar se kryetari i bashkisë bashkëpunon me individë apo grupe që tregtojnë kokainë.
Asnjëra nuk ka ndodhur nga këto tė dyja, sepse Lefter Alla ka mbrojtjen e Edi Ramës. Kandidimi nė 30 Qershor i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar është strategjia e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.
Kapja e drejtësisë dhe shndërrimi i Partisë Socialiste në një strehë për horrat dhe banditët janë dy prej plagëve më të mëdha që Edi Rama i ka shkaktuar vendit.”