Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bllokon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Në një deklaratë për shtyp, Genc Pollo pohoi se ai shkeli marrëveshjen e 5 qershorit të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA, duke tradhëtuar ëndrrën e shqiptarëve.
“Siç e kemi mësuar dje Bashkimi Europian refuzoi sërish çeljen e negociatave. Rama po bllokon rrugën europiane te Shqipërisë. Ai e rrëzoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore dhe pse kjo ishte ndërmjetësuar nga BE dhe nga SHBA. Kjo ishte arsyeja për refuzimin e djeshëm.”
Pollo u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta e jo për një që sheh interesin e saj personal.