PD: Rama u tall me mësuesit, i mashtroi për pagat dhe i kërcënoi për vendin e punës

Nga Exit News
PD: Rama u tall me mësuesit, i mashtroi për pagat dhe i kërcënoi për vendin e punës

Partia Demokratike akuzoi në 7 Mars kryeministrin Edi Rama se “është tallur me mësuesit”.

Përmes drejtuesit politik të PD në Elbasan, demokratët u shprehën se  “mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja”.

Bardhi tha se në 8 vjet, Rama degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. “Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar”, shtoi ai.

Qeveria nuk i rriti pagat e mësuesit sikurse premtoi, tha Bardhi dhe akuzoi Ramës se “ i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve”.

Gati 200 mijë nxënës janë larguar nga sistemi arsimor shqiptar për faj të Edi Ramës, tha Bardhi.

“Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill!

Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar”, deklaroi të dielën Bardhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>