PD refuzon të diskutojë ndryshimet kushtetuese në Këshillin Politik. Gjiknuri: Vijojmë me miratimin në Parlament

Nga Exit News
PD refuzon të diskutojë ndryshimet kushtetuese në Këshillin Politik. Gjiknuri: Vijojmë me miratimin në Parlament

Këshilli Politik ka përfunduar mbledhjen pa dakordësi mes palëve.

Opozita e bashkuar jashtëparlamentare ka refuzuar të diskutojë në Këshillin Politik ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve, pasi amendamentet zhbëjnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet diskutuar vetëm në Këshillin Politik dhe të kërkojë ekspertizën e OSBE/ODIHR, sipas opozitës së bashkuar dhe jo të miratohet në mënyrë të njëanëshme.

Damian Gjiknuri refuzimin e opozitës e quan vendim politik dhe konfirmon se hapja e listave dhe heqja e koalicioneve do të miratohen në parlament.

Edhe deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari i kërkoi Partisë Demokratike të mbështesë ndryshimet në Kushtetutë dhe Kod Zgjedhor.

Këshilli Politik pritet të vijojë punën për ndryshimet në Kod për depolitizimin e administratës zgjedhore.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme