PD: Rrëzimi i dekretit të Presidentit, rrezik për integrimin europian të Shqipërisë

Nga Exit News
PD: Rrëzimi i dekretit të Presidentit, rrezik për integrimin europian të Shqipërisë

Partia Demokratike deklaroi se me rrëzimin e dekretit të Presidentit Meta, kryeministri Edi Rama po vë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se Kodi Zgjedhor është garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe jo një referndum për PS.

“Me rrëzimin e dekretit të presidentit, duke refuzuar thirrjen e Bashkimit Europian për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin e njëanshëm Zgjedhor, Shqipëria është më pak demokratike dhe më pak europiane.

Me refuzimin që i bëri thirrjeve të përsëritura të Bashkimit Europian, Edi Rama nuk ndryshon nga Llukashenko. Për pushtetin e tij personal, është gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë, të izolojë shqiptarët dhe t’i ndëshkojë ata duke penguar me dashje hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Rregullat e zgjedhjeve nuk janë referendum në PS për të emëruar Edi Ramën Kryetar të Rilindjes! Ligji zgjedhor është garancia e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje demokratike dhe të ndershme.”

Bardhi shtoi se Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe për të shmangur ato ai shkeli Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit dhe refuzoi hapjen e vërtetë të listave dhe votimin e deputetëve direkt nga qytetarët.

Në përfundim ai shtoi se mbas 25 prillit Rama do të mbajë përgjegjisë ligjore për të gjitha shkeljet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>