PD: Rritja e numrit të infektuarve, faji i qeverisë jo i qytetarëve

Nga Exit News
PD: Rritja e numrit të infektuarve, faji i qeverisë jo i qytetarëve

Partia Demokratike deklaroi se rritja e numrit të infektuarve vjen nga vazhdimi i punës në fasoneri.

Në një postim në Facebook, ish deputeti Bardh Spahia tha se faji për rritjen e numrit të të infektuarve e ka qeveria jo qytetarët. Ai shtoi se kryeministri Rama nuk i mbylli fasoneritë, që të mos ju paguante pagën e luftës.

Spahia shkruan:

“E pra sipas vetë të dhënave zyrtare janë punonjës e kontakte të fasonerive. Edi Rama nuk i mbylli fasoneritë, që të mos u paguante pagesën minimale punonjësve të tyre. Në vend që t’ua jepte 70 mijë punonjësve kryesisht vajza e gra, i coi paratë për koncesione e për një grusht oligarkësh pranë tij.”

Ish deputeti Spahia theksoi se “rritja e rasteve të të infektuarve nuk ka të bëjë me hapjen e ekonomisë, por me dështimin spektakolar të qeverisë për të testuar qytetarët e ekspozuar ndaj rrezikut.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>