PD: Shoqëruesit e Tahirit nuk janë arrestuar, policia mashtroi

PD: Shoqëruesit e Tahirit nuk janë arrestuar, policia mashtroi

Partia Demokratike, përmes përfaqësusesit të saj, Enkelejd Alibeaj akuzoi policinë se kishte gënjyer në lidhje me arrestimin e shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

“Fatkeqësisht, ndryshe nga sa deklaroi policia, shoqëruesit e Tahirit Agustin Deda dhe Hekuran Marku, nuk janë nën arrest,” u shpreh Alibeaj në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se arrestimi i tyre do të nxirrte zbuluar Tahirin dhe kryeministrin Rama, të cilët i cilësoi si “urdhëruesit e kanabizimit të vendit”.

Alibeaj theksoi se koha i dha të drejtë PD-së për denoncimin e kanabisizimit të vendit dhe po ashtu edhe fikjes së radarëve dhe përdorimit të policisë për trafikun e drogës.

“Sikurse dëshmon hetimi i antimafias italiane, radarët e një shteti anëtar të NATO-s janë fikur në shërbim të trafikut të drogës dhe fikja e tyre shpërblehej me 15 mijë euro,” tha Alibeaj.

Ai bëri sërish përgjegjës kryeminsitrin Rama, i cili nuk lejoi burgosjen e Tahirit, urdhëroi përndjekjen e policëve të ndershëm si Zagani, e ktheu vendin në ndërrmarrje prodhimi hashashi dhe po lejon pastrimin e parave të pista.

Alibeaj i kërkoi SPAK-ut të fillojë hetimin ndaj kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë në qeveri për përfshirje “në projektin politik të kanabizimit të vendit dhe dorëzimin e Shqipërisë në duart e trafikantëve të lidhur me politikën”.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme