PD: Sistemi shëndetësor i bllokuar, mijëra qytetarë në mëshirë të fatit

Nga Exit News
PD: Sistemi shëndetësor i bllokuar, mijëra qytetarë në mëshirë të fatit

Partia Demokratike deklaroi se spitalet në vend kanë ndërprerë të gjitha shërbimet e ndaj personave të cilët nuk vuajnë nga COVID-19, duke i pamundësuar atyre kurimin.

Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesi i grupit të eksperëtve, Gazmend Koduzi, pohoi se spitali Shefqet Ndroqi, ka vetëm 5 të shtruar me COVID-19, ndërkohë që janë 120 shtretër bosh. E njëjta situatë ndodh edhe në QSUT.

“Spitali i sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” është shembulli më skandaloz sesi qeveria ka ndërprerë çdo shërbim të mirëfilltë dhe specifik në këtë spital për pacientët që nuk kanë COVID. Ka vendosur të bllokojë një spital me 120 shtretër për 5 të sëmurë nga virusi, të cilët, fare mirë mund të marrin shërbimin e specializuar tek spitali infektiv, i cili ka më pak se 30 të shtruar. E njëjta situatë është edhe në QSUT, ku ofrohen shërbime shëndetësore në rang kombëtar.”

Sipas Koduzit, mijëra qytetarë të sëmurë kronikë janë lënë në mëshirë të fatit, pasi senatoriumi,është i bllokuar.

Partia Demokratike i bëri thirrje qeverisë të marrë masa për këtë çështje dhe prioriteti i saj të jetë “lehtësimi i vuajtjeve të qytetarëve të sëmurë dhe jo llogaritë politike”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>