PD, Tabaku: Buxheti 2021 gënjeshtër elektorale

Nga Exit News
PD, Tabaku: Buxheti 2021 gënjeshtër elektorale

Partia Demokratike (PD) ka reaguar pas prezantimit të projekt buxhetit 2021 nga Kryeministri Edi Rama, nës eancën plenare të sotmen (5 nentor).

“Në një vit qytetarët paguajnë mbi 400 milionë euro në sistemin shëndetësor privat, sepse Edi Rama vetëm e përkeqësoi gjendjen në spitalet publike, duke i çuar paratë tek koncesionet e tij korruptive”, u shpreh përfaqësuesja e PD-së Jorida Tabaku në një deklaratë për median nga selia e PD-së.

Ajo tha se “buxheti është një gënjështër e madhe elektorale”, që nuk ofron “rritjen ekonomike, nuk mbështet zhvillimin, por i çon paratë në pak xhepa oligarkëve”.

“Janë 120 mln euro për PPP, 38 mln euro për tendera rehatie të zyrave qeveritare apo dhe 1.7 mld euro që janë vetëm 7 projekte të reja të panevojshme në këtë vit të vështirë dhe delikate”, shtoi Tabaku.

Tabaku u shpreh se më 25 prill, shqiptarët do të votojnë për projektin e PD-së, ‘Shqipëria në Punë’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>