PD, Tabaku lexon raportin e DASH-it për klimën e të bërit biznes

Nga Exit News
PD, Tabaku lexon raportin e DASH-it për klimën e të bërit biznes

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Takaku akuzoi kryeministrin Rama se për shkak të qeverisjes së tij të korruptuar, në Shqipëri nuk vijnë investitorët amerikanë.

Në një deklaratë për shtyp, Tabaku lexoi përfundimet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në vend:

“Përfundimet e Departamenti Amerikan të Shtetit tregojnë se kjo qeveri është e kalbur nga korrupsioni, duke varfëruar shqiptarët akoma më shumë.

Për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, shqiptarët nuk përfitojnë dot nga milionat e investimeve amerikane.

Raporti thekson raste konkrete të bizneseve amerikane, që janë larguar si rezultat i korrupsionit qeveritar me të cilin janë përballur. Qeveria ka qenë armiqësore ndaj investimeve të tilla, ka favorizuar korrupsionin përballë investimeve të partnerëve strategjikë të vendit.”

Ish-deputetja theksoi se Shqipëria ka nevojë ‘të çlirohet nga prangat e një monopoli vrastar për ekonominë dhe qytetarët.’

Ajo premtoi se qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike do të ketë në bazë të programit të saj konkurrencën e lirë dhe rikthimin e saj në çdo sektor dhe treg, taksën e sheshtë 9% e cila do të rrisë investimet e huaja dhe vendase, mundësi për të gjithë ata që duan të punojnë ndershmërisht, një shtet të drejtë dhe jo pengues për biznesin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>