PD, Tabaku: Qeveria e PD do hetojë e dënojë Ramën, Agaçin, Veliajn

Nga Exit News
PD, Tabaku: Qeveria e PD do hetojë e dënojë Ramën, Agaçin, Veliajn

Partia Demokratike, PD premtoi se do të hetojë dhe dënojë, kryeministrin Edi Rama, zyrtarin Ëngjëll Agaçi, kryebashkiakun Veliaj, dhe Avokaturën e Shtetit, për humbjen e gjyqit në Arbitrazh me Francesco Becchetin.

Jorida tabaku, në një deklaratë nga selia e PD-së, të martën, u shpreh se:

“Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro”.

Ajo akuzoi Engjëll Agaçin për “shantazh dhe kërcënim ndaj Becchettit, pronarin e një televizioni për të ndryshuar qendrimin editorial të Agon Channel”.

Njësoj, Tabaku akzuoi edhe Avokaturën e Shtetit sepse nuk “ka tentuar ta përgënjeshtrojë këto dëshmi kyç të Bechettit për të fituar çështjen 110 milionë euro në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit”.

Shqipëria humbi gjyqin ndaj biznesmenit Francesco Beccheti për konfiskimin e televizionit Agon Channel, për shkak të skemës së mashtrimit me TVSH-në.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>