PD: Të përsëriten zgjedhjet në 9 qarqe

Nga Exit News
PD: Të përsëriten zgjedhjet në 9 qarqe

Partia Demokratike do t’i kërkojë KQZ-së që rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe të vendit të shpallet i pavlefshëm dhe të ketë përsëritje të votimit në këto zona.

Kërkesa e PD do t’i dorëzohet Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda kësaj jave, konfirmojnë burime për Exit.al

PD kërkon që të ketë rivotim në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.

Sipas partisë më të madhe të opozitës procesi zgjedhor në 25 prill nuk ka qenë i drejtë dhe vullneti i zgjedhësve është deformuar.

Ata akuzojnë mazhorancën se ka përdorur asetet e shtetit për të manipuluar rezultatin.

Disa nga provat që PD do të dorëzojë në KAS janë të dhënat për punësimet në administratë në tre muajt e fundit,  dhënia e dëmshpërblimeve për tërmetin e 26 nëntorit një javë para zgjedhjeve dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike.

Ankimimi i PD-së në KAS do të shtyjë shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ me disa ditë deri në shqyrtimin e kërkesës.

Shpallje të pavlefshëm të rezultatit të zgjedhjeve ka kërkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, por vetëm në qarkun e Gjirokastrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>