PD thirrje SPAK-ut të arrestojë Erion Veliajn

Nga Exit News
PD thirrje SPAK-ut të arrestojë Erion Veliajn

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen anti-kushtetuese të vendimit për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar, Bashkisë së Tiranës dhe ka kërkuar nga SPAK arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se vendimi i sotëm bën të paligjshëm çdo veprim të kryer nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira në territorin e Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, qeveria dhe Bashkia e Tiranës përfituan nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese duke ndërmarrë vendimet që çuan në prishjen e godinës së Teatrit dhe planet për ndërtimin e një godine të re.

Bardhi thotë se vendimi i Kushtetueses dëshmon kryerjen e një krimi kushtetues dhe ligjor “me pasoja të rënda për interesin publik dhe pasurinë tonë publike”. Ai i bën thirrje SPAK të arrestojë Erion Veliajn si një nga përgjegjësit kryesorë.

Bardhi quan reagimin e Veliajt ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese si sfidë ndaj drejtësisë.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, SPAK duhet të vendosë para përgjegjësisë autorët

“Tani është koha për të vepruar, për të na treguar të gjithëve se pandëshkueshmëria ka marrë fund, që askush nuk është mbi ligjin, që kushdo është i barabartë përpara ligjit”, deklaroi Bardhi.

PD kërkon gjithashtu vënien përpara përgjegjësisë të çdo zyrtari publik të përfshirë në aktin e paligjshëm të shpallur sot nga gjykata.

Gjykata shpalli të paligjshëm vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë së tokës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë, dhe ligjin për ndërtimin e Teatrit me partneritet publik privat.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kanë reaguar të gjithë aktorët politik në vend, të cilët kanë shpallur fitoren, duke e interpretuar në mënyrën e tyre vendimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>