Partia Demokratike vazhdon të publikojë video të rasteve që ajo pretendon se nuk kanë marrë ndihmë për dëmet e tërmetit.
Përfaqësuesi i PD-së Belind Këlliçi takoi të dielën një banorë të fshatit Shpërdhet, në Kurbin të prekur nga tërmeti i 26 nentori.
Eduart Hysa i tregoi Këlliçit se pasi jetoi për disa muaj në çadër, ku i lindi dhe fëmija i vogël, vendosi të kthehet të jetojë në shtëpinë e shembur.
“Nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë. […]Në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj dita-ditës”, tha ai për PD-në.
Hysa tregon se zyrtarët nuk jan kanë vleresuar siç duhet shtëpinë. Ai i bëri thirrje qeverisë të rishikojë vlerësimin e dëmit të banesë. “Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!”, tha Hysa.
Familja Hysa, prej 6 personash, jeton me një pension invalidi prej 10 mijë lekësh. Ata nuk kanë marrë “bonus qiraje”, dhe me “paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2” nuk mund të rregulloj banesën.