PD: Veliaj po i përdor mensat për propagandë, jo në shërbim të qytetarëve

PD: Veliaj po i përdor mensat për propagandë, jo në shërbim të qytetarëve

Partia Demokratike akuzoi sot Kryebashkiakun Veliaj se po i përdor mensat në qytet si mjet propagande dhe jo në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja Oriola Pampuri tha se të pastrehëve po i refuzohet ushqimi pasi nuk janë paraqitur më parë para një komisioni verifikimi për të dorëzuar dokumentet.

Zonja Pampuri u shpreh:

“Emisioni investigativ ‘Boom’ i ka hequr maskën e bamirësit Erion Veliajt, i cili pati deklaruar se “në një qytet solidar askush nuk do të ngryset pa një pjatë të ngrohtë.”

Është e gjitha propagandë! Dyert e qytetit nuk janë të hapura për qytetarët e vet më në nevojë, nëse ata nuk kanë dorëzuar më parë një mal me dokumenta në shkëmbim të nëj pjate supë.

Të sigurosh një pjatë në mencat sociale të Erion Veliajt është më e vështirë dhe ka më shumë burokraci sesa të gjesh një punë.

A mund të presë uria, nevoja për ushqim, kohën për të plotësuar dokumentacionin? A mundet një njeri që troket për të kërkuar një pjatë supë, të gënjejë për gjëndjen e tij, ndërsa punonjësja nuk i ofron ushqimin dhe kërkon të investigojë më tej për të përmes një komisioni!

Dikush që troket për t’u ushqyer në një mencë sociale do të thotë se ka prekur fundin dhe vendimi më i njerëzishëm është të mos refuzohet.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>