PD: Vendimi i gjyqtarit Gjermeni bazuar në fakte të falsifikuara

Nga Redaksia
PD: Vendimi i gjyqtarit Gjermeni bazuar në fakte të falsifikuara

“Një nga faktet e falsifikuara në vendimin e gjykatës është mos dorëzimi i materialit origjinal. Në gjykim është kërkuar administrimi i kësaj prove, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjyqtari, në mënyrë të qëllimshme. Ky material, materiali bruto është dërguar në Itali për ekspertizë, por më pas ky material nuk u dërgua tek ekspertët britanikë.”

Kështu u shpreh ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në konferencën për shtyp sot, për vendimin e dënimit të tij . Ai pohoi se gjyqtari Artan Gjermeni ka dhënë një vendim pa asnjë provë dhe fakt.

Sipas Salianjit “tjetër fakt i falsifikuar është ai se në gjykim u provua dijenia e të pandehurve Salianji dhe Olldashi në lidhje me falsifikimin e materialit nga Veliu dhe Alizoti, ndërkohë që gjatë pyetjes në gjykatë vetë dëshmitari i sajuar Alizoti, pranoi që vetëm ai ka qënë në dijeni të këtij fakti deri në datë 01.06.2018,datë që ka bërë dhe denoncimin në polici (pasi ishte përpunuar nga policia).”

Ai shton se është falsifikuar dhe akti i ekpertimit. Sipas vendimit akti i ekspertimit e rrëzon mundësinë që zëri në audio-përgjim të mund të jetë ai i Geron Agron Xhafës, ndërkohë që vetë akti citon se zëri në audio përgjim është i ngjashëm me atë të Geron Agron Xhafës.

Më tej ai pohon se është falsifikuar fakti se Veliu, Olldashi dhe Xhafaj të kenë qënë njëkohësisht në të njëjtin vend, fakti se njohja midis Veliut dhe Olldashit të jetë kryer nga ish deputeti Salianji si dhe se audio përgjimi të jetë kryer në datat 14 dhe 15 janar. Salianji deklaroi se tabulatet tregojnë të kundërtën e sa më sipër.

Në përfundim Salianji tha se vendimi i gjyqtarit Gjermeni bie ndesh me jurisprudencën e GjEDNj,” pasi i jep prioritet privatësisë dhe reputacionit publik të një të dënuari me vendim të formës së prerë për trafik narkotikësh që ka vëllain Ministër te Brendshëm, në dëm të lirisë së shprehjes së një politikani të opozitës dhe një gazetari investigativ.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme