PD, vendimi i kazinove u mor për interes të Avdylajve të burgosur

Nga Exit News
PD, vendimi i kazinove u mor për interes të Avdylajve të burgosur

Partia Demokratike ka hedhur dyshime se kryeministri Rama miratoi ligjin për rihapjen e kazinove për interesa të një burgosuri në burgun 313, me të cilin kryeministri bashkëpunon.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, në një postim në Facebook, pretendon se Rama është takuar me të burgosurin, i cili është përfituesi direkt i ligjit për kazinotë. Nga pyetjet që Paloka i drejtoi Ramës lë të kuptohet se bëhet fjalë për vëllezërit Avdylaj, të arrestuar si drejtues të një bande që trafikon drogë dhe të lidhur me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Paloka i ka drejtuar 5 pyetje Ramës:

  1. Për llogari të cilit të burgosur te 313-ta po lejon sërish lojrat e fatit?
  2. Për llogari të kujt i mbylle 2 vjet më parë?
  3. Pse e more këtë vendim në fshehtesi dhe me nxitim në kulmin e krizës, ku shqiptarët po vuajnë për ushqimin e përditshëm?
  4. A është ndonjëri nga ata më të cilët ishe mbrëmë përfitues i këtij vendimi?
  5. Çfarë pazari mbylle me shoket e përgjimeve të Vangjushit?

Sipas tij, këto pyetje duhet t’i ishin drejtuar Ramës nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion.

Në 2 shtator, qeveria miratoi ligjin që lejon hapjen e kazinove vetëm në qendër të Tiranës.

kazinotë do të lejohen të hapen vetëm në një zonë të ngushtë që përfshin Sheshi Skënderbej, sheshin pas Pallatit të Kulturës, Parkun Rinia dhe zonën pranë Sahatit, zonën pas Teatrit Kombëtar pëfshi Qendrën Toptani.

Në këtë zonë përfshihen dy hotele ekzistuese, Tirana International dhe Plazza, si dhe qendra Tajvan.

Në këtë zonë përfshihen edhe ndërtimet e reja që po zhvillohen në këtë zonë, si ndërtesa pas Hotel Dajtit “Met Building”; kulla Skënderbej në krah të Hotel Tiranës; kulla 25-katëshe Book Building, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë; dhe të gjitha kullat e planifikuara për ndërtim në zonën pas ish-Teatrit Kombëtar.

Për të lexuar më shumë, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>