PD: Vendimi i KQZ për të mosregjistruar listën e plotë vendim i padrejtë

Nga Exit News
PD: Vendimi i KQZ për të mosregjistruar listën e plotë vendim i padrejtë

Partia Demokratike akuzoi të mërkurën KQZ se ka vepruar në mënyrë të padrejtë pasi nuk regjistroi listën e plotë të PD.

PD  dorëzoi  në KQZ rreth 190 kandidate kur sipas kodit zgjedhor  mjaftojnë 177. Të mërkurën KQZ regjistroi listat përfundimtarë dhe PD –së i la vetëm 177.

Sipas PD ky është një vendim i paligjshëm dhe “i diktuar nga interesat politike të maxhorancës”.

“Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë”, tha PD për mediat.

Asnjë vendimmarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin, tha PD.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>