Partia Demokratike ka reaguar për faktin se qeveria shqiptare do të duhet t’i paguajë 44 milionë euro në fatura të prapambetura kompanisë që ndërtoi autostradën Tiranë-Elbasan.
Përmes Albana Vokshit, PD e akuzon indirekt Taulant Ballën ka përdorur pushtetin e tij për t’i dhënë një kontratë 10 milionë euro kompanisë Inerte Express, të Edmond Begos.
Vokshi tha se Bego e ka fituar kontratën në shkelje të ligjit, sepse ligji shqiptarë ndalon dhëniene e kontratave personave të dënuar.
Ajo i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet për këtë rast:
“SPAK dhe organet e tjera të hetimit duhet të verifikojnë të gjithë procedurën sesi i dënuari Edmond Bego ka marrë në shkelje të ligjit 10 milion euro nga qeveria shqiptare.
Duke zbardhur këtë aferë, prokuroria do të bjerë në gjurmët e Taulant Ballës dhe të vetë Edi Ramës, duke i bërë vendit një shërbim të paçmuar në luftën e vërtetë kundër korrupsionit”.
Avokati i Edmond Begos i ktheu përgjigje akuzave të PD-së duke thënë se kontrata është firmosur në vitin 2012, kur në pushtet ka qënë PD.
Ai tha se 10 milionë euro nukështë fitimi i kompan8së por kosto e punës së berë.
Avokati kërceboi se do t’i drejtohej gjykatës për shpifjet e krijuara.