Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiaku Veliaj se kanë lënë qytetarët e Tiranës pa ujë.
Përmes Albana Vokshit, PD shprehet se banorët e Tiranës paguajnë “ujin më shtrenjtë nga të gjithë, por nuk kanë ujë në çezma”.
Vokshi u shpreh se prej “3 ditësh qytetarët ankohet se nuk kanë uji”.
Madje, sipas Vokshit, banorët po e blejnë ujin në dyqane.