PD zbulon emrat e shoqëruesve të Rames në Elbasan

Nga Exit News
PD zbulon emrat e shoqëruesve të Rames në Elbasan

Pas përplasjeve mes mbështetësve të PS dhe PD të dielën në Elbasan, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Përmes një statusi në rrjetin Facebook Bardhi e konsideroi ngajrjen në Elbasan si nje skenar të parapërgatirur të Ramës, të gatuar më ndihmën e bandave.

Ai shtoi se në mungesë të bilancit dhe nga refuzimi që iu bë nga qytetarët, krimi është alternativa e vetme që Rama mund të ofrojë.

Dua t’i kujtoj Edi Ramës, të deleguarit politik të bandave, Taulant Ballës, dhe çdo krimineli, se ndryshimi nuk ndalet dot me asnjë instrument dhe se për çdo përpjekje që bëjnë, do të përgjigjen,” u shpreh Bardhi.

Më pas ai listoi emrat e atyre që i cilësoi si element kriminal të ekipit të Ramës në Elbasan.

Lista emërore si vijon:

  1. KELMEND YMER XHAFERRI, ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.
  2. NINO, anëtar i krimit të organizuar.
  3. MARSEL RROKAJ, anëtar i krimit të organizuar dhe djali i Agron Rrokës, drejtori i burgut Elbasan.
  4. ERIS SKILJA, anëtar i krimit të organizuar.
  5. NALDI METAJ (i njohur me pseodonimin BABALJA), anëtar i krimit të organizuar.
  6. GËZIM RUSI, anëtar i krimit të organizuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>