PD zbulon një tjetër familje të përjashtuar nga programi i rindërtimit

Nga Exit News
PD zbulon një tjetër familje të përjashtuar nga programi i rindërtimit

Partia Demokratike takoi të dielën familjen Kallaku në Bubq, shtëpia e të cilëve i është shembur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryefamiljari Behar Kallaku i tregoi ish deputetes së PD-së, Orjola Pampuri se ekspërtët kanë npohuar se shtëpia duhet prishur e më pas rindërtuar, por Bashkia Krujë pretendon se ai ka 2 shtëpi e për pasojë nuk përfiton nga rindërtimi.

“Mua tërmeti më goditi si të gjithë zonat tona dhe fatkeqësisht më është shembur dhe shtëpia. Unë kam përfituar një DS4 në bazë të ekspertëve që kanë ardhur të gjithë dhe akoma nuk më kanë dhënë një zgjidhje tamam zyrtare. Sipas bisedës që kam bërë me përfaqësues të bashkisë së Krujës, më kanë thënë që ti disponon dy shtëpia. Faktikisht unë kam vetëm një shtëpi, edhe kjo shtëpi më është shembur dhe tani jam jashtë.”

Ai shtoi se mosgjetja e një zgjidhjeje përfundimtare vetëm sa ia ka shtuar stresin, pasi thekson se me djalin e paralizuar dhe problemet e tjera ekonomike, nuk e përballon dot situatën me financat që ka

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>