PD zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin

Nga Exit News
PD zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin

Anëtarët e Partisë Demokratike do të zgjedhin sot kryetarin që do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.

Në garë për të drejtuar partinë më të madhe të opozitës janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Votimi nis në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 19:00.

Janë 75 mijë anëtarët e PD, që pritet t’i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin.

Zgjedhjet do të mbahen sipas parimit një anëtar një votë. Çdo anëtar i PD mund të votojë vetëm për një nga kandidatët pasi nëse zgjedh dy ose më shumë, vota konsiderohet e pavlefshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>