PD, zyrtarët do të mbajnë përgjegjësi për vendimet e gabuara

Nga Exit News
PD, zyrtarët do të mbajnë përgjegjësi për vendimet e gabuara

Partia Demokratike premton se kur të vijë në pushtet zyrtarët do të paguajnë me pasurinë e tyre për vendimet që shkaktojnë dëme në buxhet.

Kështu deklaroi Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për shtyp për vendimin që qeveria do t’i paguajë 100 milionë euro Francesco Bechettit, për mbylljen e televizionit Agon Chanel.

Alibeaj bëri thirrje që Kryeministri Rama të hetohet për shpërdorim detyre.

“Është detyrë e drejtësisë të hetojë dhe të marrë nën përgjegjësi penale kryeministrin e vendit për shpërdorim detyre. Shqiptarët nuk kanë pse paguajnë nga taksat e tyre 109 milionë euro për luftën personale të Edi Ramës me median e lirë dhe biznesin”, tha ai, të enjten paradite.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>