PDIU e quan Ramën, investim okult të qarqeve antishqiptare

Nga Exit News
PDIU e quan Ramën, investim okult të qarqeve antishqiptare

PDIU i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Rama për deklaratën e tij se Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së është “sekser i çamërisë”. PDIU e quan Ramën “babloku makiavelist i tipit “një pallat, një votë”.

“Ky përfaqësues emblematik i korrupsionit institucional e politik, që e nisi karrierën duke shitur ikona të vjedhura, duke ndryshuar fasada e shitur leje ndërtimi për të cilat njihet gjerësisht si “Mister 20%””, shkruan PDIU në një reagim në Facebook.

PDIU e konsideron Ramën një “investim okult të qarqeve antishqiptare”, që “kanabizoi vendin, kriminalizoi politikën, polarizoi shoqërinë, dhuroi detin e shqiptarëve dhe vendos për shitjen e çdo prone sikur t’ia kenë lënë prindërit”

Gjithashtu, në postim PDIU shkruan se Ramën pas 25 prill e pret drejtësia:

“Edvin Rama, 25 prilli po vjen me furi për të të lënë lakuriq në vetminë tënde të madhe në Surrel duke pritur drejtësinë të të trokasë në derë që të japësh llogari njëherë e përgjithmonë për çdo të keqe që i ke bërë këtij vendi”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>