Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pohoi se opozita e bashkuar nuk i pranon ndryshimet kushtetuese, kërkon lista të hapura 100% dhe do t’i qendrojë marrëveshjes së 5 qershorit.
Në një intervistë për News24, Idrizi u shpreh se nëse në kodin zgjedhor përcaktohen koalicionet parazgjedhore, si një subjekt i vetëm, atëherë:
“Opozita nga një koalicion i përbërë duhet të futet në një koalicion me një listë të përbashkët, sepse jo vetëm Rama është i vetmuar, por duhet të kuptojmë që nuk jemi një bashkim numerik”.
Idrizi sqaroi se Kryeministri Rama nuk i ka bërë asnjë ofertë për t’u bashkuar, në ndryshim me partitë e tjera opozitare.
Ndërsa, për çështjen e detit, Idrizi u shpreh se ujërat territorial janë delimituar, ndaj Greqia nuk ka çfarë të kërkojë. Ai shtoi se qeveria shqiptare duhet të kërkojë heqjen e ligjit të luftës, zgjidhjen e çështjes çame dhe zonën ekonomike.