PDK kërkon dorëheqjen e Ministres së Punëve të Jashtme

Nga Dia Morina
PDK kërkon dorëheqjen e Ministres së Punëve të Jashtme

Partia Demokratike e Kosovës, PDK kërkoi dorëheqjen ose shkarkimin e Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gervalla-Scëarz të enjten në Kuvend, për shkak të qëndrimti të saj për hetimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës me qendër në Hagë në një intervistë të transmetuar në 2017.

“Kadri Veseli [ish-kreu i PDK-së, ish-kryetari i Parlamentit dhe shefi i inteligjencës së pasluftës] është ish-kreu i një organizate e cila bëri krime kundër kundërshtarëve të saj politikë,” ka deklaruar Gervalla atëherë.

Gervalla-Schwarz u tha deputetëve të PDK-së, se ata janë përgjegjës pse ish-udhëheqësit e tyre [Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin] që sot po përballen me akuza për krime lufte në Hagë.

“Kjo Gjykatë Speciale nuk është instaluar nga Serbia, është instaluar nga ju. Sepse jo vetëm që nuk bëtë asgjë për të gjykuar krimet e pasluftës por u përpoqët të shmangni gjykimin e krimeve në Kosovë”, tha Gervalla-Schëarz, duke i kujtuar PDK-në se ata kanë votuar për Dhomat e Specializuara.

Abelard Tahiri, një deputet i PDK-së e quajti Gervallën një përfaqësuese të Serbisë në Parlamentin e Kosovës, ndërsa e quajti “turpi më i madh i Kosovës”.

“Sot ju na treguat se Serbia nuk ka nevojë të merret me ne sepse ata ju kanë ju këtu […] Sot [kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica] Daçiç nuk ka nevojë të flasë sepse Donika Schëarz është këtu dhe kam turp të përmend mbiemrin [Gervalla], ”tha Tahiri.

LEXO  Murrizi në zgjedhje me parti të re

Gervalla-Schëarz është vajza e Jusuf Gervallës, një disident shqiptar, gjoja i vrarë nga shërbimi sekret Jugosllav në Gjermani në 1982.

Tensionet çuan në konfrontime verbale midis pozitës dhe deputetëve të opozitës, ndërsa ata po largoheshin nga salla parlamentare.

Para seancës parlamentare, Gervalla Schëars i tha medias se ajo “nuk është dhe nuk ishte” dëshmitare në asnjë rast që gjykohet në Hagë, kur u pyet për të sqaruar çështjen.

Veseli së bashku me ish-Presidentin, Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza pretendon se këta ish udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përgjegjës për gati 100 vrasje, me viktima duke përfshirë kundërshtarë politikë.

Dhomat e Specializuara me bazë në Hagë u krijuan në 2015 për të gjykuar krime të kohës së luftës dhe të pasluftës të pretenduara të kryera nga anëtari i UÇK-së gjatë viteve 1998-2000.

 

3 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme