PDK konfirmon shkarkimin e deputetes Adelina Grainica: Tradhëtoi elektoratin, bëri pazare me Kurtin

Nga Exit News
PDK konfirmon shkarkimin e deputetes Adelina Grainica: Tradhëtoi elektoratin, bëri pazare me Kurtin

Pas lajmit se deputetja Adelina Grainca, ka kaluar me LVV duke mbështetur Vjosa Osmanin si presidente e Kosovës, ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, PDK ka konfirmuar lajmin e publikuar më herët në Exit.

Ajo ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca “pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente“.

PDK shton se ka qënë në dijeni se deputetja Grainca kishte hyrë në pazare me kryeministrin Albin Kurti.

PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj,” thuhet në deklaratë.

Exit raportoi më herët se Adelina Grainca, deputete e PDK-se kishte merr pjesë të dielën në votim në dy raundet e fundit, kur ende nuk dihej nëse kjo nënkuptonte një shkëputje nga PDK.

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme