PDK kritikon Hotin për bisedimet Kosovë-Serbi

Nga Exit News
PDK kritikon Hotin për bisedimet Kosovë-Serbi

Partia Demokratike e Kosovës kritikoi pjesëmarrjen e kryeministrit Avdullah Hoti në takimin e 16 korrikut në Bruksel, me presidentin serb Vuçiç.

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj tha se qeveria e Hotit ende nuk ka një strategji dhe platformë për bisedimet ndaj pjesëmarrja e Hotit në takim ka qenë e nxituar.

“Jemi kundër qasjes dhe mënyrës se si Qeveria e Kosovës e ka filluar dialogun. Takimi i para dy ditëve tregoi se Kosova dhe Qeveria e Kosovës nuk është e përgatitur as politikisht e as përmbajtësish për një proces të tillë. Ajo ka hyrë në dialog pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim, pa përvojë në këtë proces dhe pa asnjë ekspert” u shpreh Hoxhaj.

Sipas PDK-së, pala serbe ka dominuar bisedimet dhe ka vendosur axhendën e bisedimeve sipas interesit të saj, duke vënë si temë të parë çështjen e të zhvendosurve, për të cilën ‘Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet’.

PDK mendon se Hoti duhet ta kishte shtyrë takimin deri sa të arrinte të ndërtonte një strategji, një ekip ekspertësh dhe të arrinte konsensusin me partitë politike në Kosovë.

Hoti dhe Vuçiç biseduan, në 16 korrik në Bruksel, në një takim ndërmjetësuar nga zyrtari i lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borell dhe i dërguari i Posaçëm Miroslav Lajçak.

Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë mes dy liderëve të vendeve fqinje pas ndërprerjes së bisedimeve prej thuajse dy vitesh.

Për më shumë mbi takimin mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>