PDK: Osmani, presidente jolegjitime, u zgjodh me pazare të pista për t’i shërbyer Albin Kurtit

Nga Exit News
PDK: Osmani, presidente jolegjitime, u zgjodh me pazare të pista për t’i shërbyer Albin Kurtit

Në një deklaratë për shtyp Partia Demokratike e Kosovës e konsideroi zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës një dëm të pariparueshëm të demokracisë së vendit.

PDK tha se Kurti ka nënshtruar deputetët e tij, si dhe partinë opozitare LDK, të cilën fillimisht e përçau e pastaj e kërcënoi.

Ajo e akuzoi kryeministrin Kurtin për pazare me Lista Srpska dhe ish-deputeten e LDK, Adelina Grainica për të siguruar votat në këmbim të favoreve dhe privilegjeve “duke e deligjitimuar pozitën e presidentit të shtetit.

Grainica thyeu linjën partiake, duke marr pjesë në raundin e dytë dhe të tretë për zgjedhjen e Presidentit.

Për këtë, PDK e shkarkoi nga gjithë detyrat, ndërkohë që vetë Kurti konfirmoi bashkimin e saj më herët me LVV.

“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të padenjë, përçarëse dhe partiake Vjosa Osmanin, e cila do t’i shërbej vetëm kryeministrit Kurti por jo edhe qytetarëve të Kosovës dhe përfaqësimit të interesave të tyre”, shkruhet në deklaratë.

Më tej, PDK vijon duke e quajtur Osmanin, një figurrë përçarëse, që i shërben grupeve të biznesit dhe marionetë të një autoritari.

Ajo deklaron se si  forca e vetme opozitare, do të angazhohet në mbrojtjen e rendit demokratik e kushtetutshmërisë nga pushteti të ri autoritar.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme