PDK: S’ka vija të kuqe, as për VV-në

Nga Exit News
PDK: S’ka vija të kuqe, as për VV-në

Partia Demokratike e Kosovës deklaroi të mërkurën se nuk ka vendosur “vija të kuqe as për Vetëvendosjen dhe as për ndonjë parti tjetër”.

Deputetja e PDK Ganimete Musliu tha në një deklaratë se partia e saj ende nuk ka diskutuar për koalicionet por nuk e përjashtoi mundësinë.

“Asnjëherë nuk do të vendosim vija të kuqe për askënd, dhe nëse edhe Lëvizja Vetëvendosje është parti shqiptare e Kosovës, atëherë kjo nënkupton që edhe për Lëvizjen Vetëvendosje vlejnë rregullat e njëjta dhe nuk bëjmë përjashtim”, tha ajo.

Ajo tha se PDK “ka filluar të shndërrohet në një model se si duhet të funksionojnë partitë demokratike në një shtet të pavarur”.

Ajo tha se PDK-ja e ishte e vetmja parti kundër vijave të kuqe për partitë politike shqiptare të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>