Parlamenti Europian do të japë nesër sërish mbështetjen e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Në njoftimin në faqen zyrtare të PE, eurodeputetët të mërkurën me 23 tetor, do të diskutojnë në lidhje me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kjo mbledhje e PE vjen pas vendimit të Këshillit Evropian, i cili refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hapja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk u miratua nga Franca.
Ndërkohë, Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklaroi se një pjesë e mirë e vendeve anëtare të BE-së nuk e mbështetën Shqipërinë për të nisur bisedimet për anëtarësim.
Nuk është komunikuar ende një datë zyrtare se kur do të diskutohet sërish për zgjerimin e BE-së. Por sipas dokumentit të hartuar pas mbledhjes së KE çështja e hapjes së bisedimeve do të diskutohet përpara majit 2020.