
Parliamenti Evropian miratoi të mërkurën fondin prej 700 miliardë eurosh për paketën e Rimëkëmbjes. 582 deputet votuan pro, 40 deputetë votuan kundra dhe 69 deputet abstenuan.
Në njoftimin për media theksohet se fondet do të mbështesin politikat e dixhitalizimit, për mbrojtjen e mjedisit dhe për rininë. Kushtet për përfitimin e fondeve janë zbatimi i ligjit dhe i vlerave thelbësore të BE-së.
Tani pritet miratimi formal në Komisionin Evropian, dhe më pas botimi në Fletroren Zyrtare të BE-së.
Në fillim të pandemisë, PE miratoi një paketë prej 750 miliardë eurosh për vendet e BE për të përballuar krizën ekonomike të pandemisë.