Hapja e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë do të bëhet vetëm kur vendi të përmbushë kushtet e vendosura nga BE.
Komiteti i Jashtëm i Parlamentin Evropian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë, ku nuk përcaktohet datë e saktë për hapjen e negociatave, por thuhet se PE do të mbështesë dhemirëpresë përparimin e reforma në Shqipëri.
Në rezolutë eurodeputetët kanë shprehur shqetësim për nivelin e lartë të korrupsionit, krimit dhe ritmin e ngadaltë të reformës në drejtësi. Ndër të tjera, në raport theksohet dhe mungesa e investimeve në vend.
Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein tha se ky votim është i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi nëse vazhdohet me reformat, negociatat mund të hapen në vitin 2019.