Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, të martën u votua raporti për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon, sipas raportimit të Radio Evropa e Lirë. Disa eurodeputetë e e kundërshtuan thirrjen e pesë shteteve të BE-së ta njohin Kosovën si dhe të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.
Si pasojë e masave anti COVID-19, mbledhja në Parlamentin Evropian u mbajt online.
Në raporti kritikohej mungesa e progresit në zbatimin e agjendës së reformave evropiane, në luftën kundër korrupsionit dhe në fushën e sundimit të ligjit.
Në raport u kërkua të vazhdojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, thirrje kjo që u është bërë të dyja vendeve.
Në amendamentet e propozuara në raportin për Kosovën, kishte edhe kërkesa që të hiqet paragrafi, përmes së cilit ftohen pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Një kërkesë të tillë kanë bërë sidomos deputetët nga Spanja dhe shtete të tjera, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kundër thirrjes për liberalizimin e vizave u propozuan disa amendamente nga disa deputetët të ekstremit të djathtë, sidomos nga Franca.
Pasi miratohet raporti në Komisionin për politikë të jashtme, ai më pas dërgohet në seancë plenare, në formë të propozim-rezolutës, për t’u votuar më vonë në pranverë.