
Parlamenti Europian ka bërë sot publike deklaratën e miratuar dy ditë më parë nga Komisionit të Asociim-Stabilizimit Shqipëri –Be. Në deklaratë, PE i rekomandon Shqipërisë plotësimin e reformave dhe prioriteteve kyç të vëna nga BE si të vetmen mundësi që negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së të hapen.
Disa nga rekomandimet kryesore janë:
-të gjitha partitë duhet të kontribuojnë për të miratuar reformën zgjedhore përpara zgjedhjeve të 2019-ës; zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një element thelbësor i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE;
-duhen zbatuar në kohë rekomandimet e OSBE/ODIHR që janë ende të pazgjidhura, veçanërisht lidhur me pavarësinë e depolitizimin e administratës zgjedhore, transparencën në financimin e fushatë, regjistrimin e votuesve dhe blerjen e votave;
-duhet të vazhdojë zbatimi i reformës në drejtësi, me krijimin e strukturave të pavarurura të specializuara, përkatësish SPAK dhe BKH;
-qeveria duhet të ketë në fokus luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.