Pedagogët e Filologjikut i bashkohen studentëve

Pedagogët e Filologjikut i bashkohen studentëve

Pedagogët e Fakultetit të Histori – Filologjisë (FHF) vendosën sot të bojkotojnë mësimin, deri në fund të javës, e më pas bojkoti do të bëhet një herë në javë. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, ata deklaruan se mbështesin protestën e studentëve dhe kërkojnë nga qeveria shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.

Në këtë javë u vendos të shpallet javë protestë dhe javën në vijim protesta  të vazhdojë një ditë me kalendar. Si dhe ndërgjegjësimin e  qytetetarëve për Arsimin e Lartë. Presim zgjidhje nga qeveria”, deklaroi Dekani Sabri Laci.

Deri më tani, vetëm pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale i janë bashkuar protestës së studentëve. Asambleja e këtij Fakulteti, ditën e premte vendosi të hyjë bojkotojë mësimin pa afat deri në shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Shkencave Sociale, Historisë-Filologjisë dhe Politeknikut, vazhdojnë bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>