Pedagogët në takim me Bashën: Vendimarrja për zhvillimin e mësimit online jo në konsultim me universitetet

Nga Exit News
Pedagogët në takim me Bashën: Vendimarrja për zhvillimin e mësimit online jo në konsultim me universitetet

Pedagogët deklaruan se vendimi për zhvillimin e mësimit online nuk u konsultua me ta, duke hedhur poshtë 3 muaj punë të tyre.

Në një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, pedagogët treguan se qeveria nuk i kanë ndihmuar asnjë ndihmë financiare dhe as logjistike.

“Komiteti Teknik nuk u konsultua fare me universitetet.Pedagogët, vendimmarrja e befasishme nuk u parapri me përgatitjet minimale për mësimdhënien online.Qeveria nuk na dha asnjë ndihmë as financiare as logjistike për zhvillimin e mësimit online.”

Pedadogët pohuan se universitetet e tjera përveç atij të Tiranës nuk kanë platforma online për të zhvilluar mësimin online. Ata shtuan se studentët nga periferitë dhe zonat rurale nuk kanë internet dhe nuk marrin dot pjesë në mësimin online.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>