Peleshi apel fermerëve të aplikojnë për skemën e naftës pa TVSH

Nga Exit News
Peleshi apel fermerëve të aplikojnë për skemën e naftës pa TVSH

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për të aplikuar për naftën pa TVSH.

Gjatë një takimi me qytetarë në Dvoran të Korçës, Peleshi tha se afati është deri në fund të marsit.

Afati është shtuar deri në fund të marsit, të gjithë ata që plotësojnë kushtet të nxitojnë të përfitojnë nga kjo incentivë.”

Peleshi tha se çështja e subvencioneve është gjithnjë e diskutueshme pasi asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Por sipas tij vlera e saj ndaj fermerëve ka ardhur duke u rritur.

“Çështja e subvencioneve, unë e di që asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, madje edhe në vendet e BE-së është ky diskutim, por janë në rritje.”

Ministri shtoi se qeveria ka bërë disa investime në këtë zonë dhe kërkoi që qytetarët ti japin PS një mandat të tretë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>