Peleshi: Së shpejti do të nisë dhe vaksinimi masiv i popullsisë

Nga Exit News
Peleshi: Së shpejti do të nisë dhe vaksinimi masiv i popullsisë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se ka shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë.

“Kemi sinjale shumë të mira sic e ka thënë edhe kryeministri se Shqipëria do të jetë e para në rajon që do të nisë vaksinimin masiv për të gjithë popullatën dhe besoj se në ditët në vazhdim do të kemi lajme shumë të mira”u shpreh Peleshi.

Gjatë vizitës godinën e Ish-Oficerëve ku po kryehet procesi i vaksinimit në Korçë,ai tha se nëse do të kenë më shumë doza do të përfundojnë procesin përpara 14 muajve.

Ai u shpreh se qeveria synon të ketë ritme më të larta në rajon për procesin e vaksinimit.

“Shpresoj që lajmi për vaksinimin masiv të jepet sa më shpejt ne kemi thënë 14 muaj por nëse do kemi sasitë e duhura mund ta realizojmë edhe më shpejt në kohë. Ne do të bëjmë gjithçka që të jemi në vendet me ritmin më të lartë të vaksinimit në rajon”

Peleshi tha se Forcat e Armatosura do të jenë në mbeshtetje të stafit mjekësor për procesin e vaksinimit.

Në lidhje me masat kufizuese, ai shtoi se nëse situate do jetë e qendrueshme nuk do të ketë nevojë për shtesë të masave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>