Pelinku sqaron si do të bëhet identifikimi online i votuesve në zgjedhjet e 25 prillit

Nga Exit News
Pelinku sqaron si do të bëhet identifikimi online i votuesve në zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Rregullator i KQZ-së ka përcaktuar karakteristikat e sistemit të identifikimit elektronik që duhet të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në të gjithë vendin.

Identifikimi elektronik ka qenë një prej kërkesave kryesore të opozitës jashtëparlamentare, si kusht për të qenë pjesë e reformë zgjedhore.

Puna për teknologjinë në zgjedhje do të mbikëqyret nga Nënkomisionerja Shtetëror e Zgjedhjeve Lealba Pelinku, e cila sqaroi procesin në një intervistë për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews, të mërkurën. Ajo shpjegoi se:

“Në këtë fazë mund të themi se bëhet fjalë për pajisje që do të punojnë offline. Asnjë nga pajisjet nuk ka lidhje me rrjetin e komunikimit.

Në çdo qendër votimi do të jetë një pajisje që do të indentifikojë zgjedhësin.

Pajisja do të përmbajë regjistrin e zgjedhësve në momentin e çeljes së procedurës.

Pajisja do të lexoj dokumentin e identifikimit, atë që bëhej manualisht do të bëhet me makinë. Identifikon votimin e shumëfishtë ose në emër të të tjerëve”.

Pelinku sqaroi se të dhënat e votuesve do të ruhet duke zbatuar ligjin në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale:

“Personi nënshkruan me anë të shenjave të gishtërinjve. Domethënë ata do të nënshkruajnë me shenjë gisht, jo identifikim me shenjë gishti.

Të gjitha të dhënat e grumbulluara në pajisje do të qendërzohen në një sistem pranë KQZ-së dhe do të kryqëzohen për efekt verifikimi për shkelje.

Sistemi dhe pajisja do të ruaj dhe do të përpunojë të dhënat sipas standarteve të sigurisë dhe sipas ligjit në fuqi për ruajtjen e të dhënave biometrike.

Pajisja i enkripton të dhënat kështu do të bëhet edhe verifikimi I tyre. Të dhënat nuk mund të përdoren jashtë pajisjeve.

Të dhënat nuk janë të përdorshme jashtë sistemit dhe jashtë pajisjeve janë të enkriptuara. Ne duhet të zbatojmë ligjin në fuqi për të dhënat personale.

Kompania ka detyrimin të programojë pajisjen dhe sistemin që të respektojë ligjin e ruajtjes së të dhënave”.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>