
Joe Biden është çertifikuar si fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Pensilvani, pas tre javëve të numërimit të votave dhe një varg çështjesh të dështuara ligjore nga Presidenti Donald Trump,njoftuan zyrtarët e shtetit të martën.
“Departamenti i Shtetit i Pensilvanisë çertifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit në Pensilvani për president dhe zëvendës president të Shteteve të Bashkuara”, shkroi në Twitter guvernatori Tom Wolf.
Rezultatet nxorrën Biden-Harris me 3,46 milionë vota dhe Trump-Pence me 3,38 milionë vota.