Më 28 shkurt policia arrestoi në Maminas dy persona që po transportonin një kontenier me banane nga Kolombia, në dyshemenë e të cilit u gjtën rreth 620 kilogramë kokainë. Policia dekalroi se kokaina e kapur arrinte vlerën 180 milionë euro.
Kontenieri, i kompanisë Arbri Graden, kishte qendruar në portin e Durrësit që më datë 19 shkurt në pritje të zhdoganimit, së bashku me dy kontenierë të kompanive të tjera shqiptare që importonin fruta ekzotike. Ndërkohë, u mësua se ompania Arbri Garden ka transportuar 76 herë nga Amerika e Jugut.
Sipas burimeve të policisë, operacioni u krye tërësisht nga Policia e Shtetit dhe Dogana, pa asnjë informacion nga partnerët e huaj. Sipas tyre, ngarkesa u zbulua pas një vlerësimi të riskut doganor, përdorimit të qenve antidrogë dhe zbërthimit të kontenierit.
Arbër Çekaj—pronari i kompanisë, i cili ka në pronësi disa kompani të tjera—është shpallur në kërkim. Dy vjet më parë ai ishte hetuar nga policia me akuzën e pastrimit të parave, por dosja nuk u dërgua kurrë për hetim në prokurori.
Çekaj është larguar nga vendi më 27 shkurt, pasi ka mbyllur edhe niptin dytëso të magazinës në të cilën më vonë do të transportohej droga. Sipas një deklarate në media nga një zëvendës ministër i brendshëm, partnerët ndërkombëtarë kishin sinjalizuar për të shkuarë kriminale të Çekajt në vendet e tyre.
Çuditërisht një nga të arrestuarit, shoferi i kamionit që transportonte kontenierin në magazinë, në faqen e tij në Facebook shkruan se puna që ai bën është “transportoj miell për partizanët”, ndoshta duke iu referuar një një filmi të vjetër komunist, në të cilin armët, që do dërgoheshin për partizanët komunistë të fshehura në një kamion që transportonte miell, u kapën nga një grup nacionalistësh.
Lajmi i sekuestrimit të sasisë më të madhe të drogës së rëndë të kapur ndonjëherë në Shqipëri shkaktoi shumë reagime publike.
Reagimi i parë ishte ai i minsitrit Fatmir Xhafaj, i cili e dha lajmin në në Twitter duke përgëzuar policinë dhe partnerët e huaj për bashkëpnunimi.
Reagimet nga ana e opozitës ishin të ashpra, duke risjellë pohimet e prokurorit antimafia De Raho se problemi i drogës shqiptarë nuk kufizohej vetëm tek marijuana, por grupet kriminale shqiptare po shtrihen edhe në trafikun e kokainës.
Pas një pritje të gjatë, foli edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u mburr me faktin se operacioni u krye ekskluzivisht nga policia shqiptare, dhe që nuk ka pasur asnjë lloj sinjalizimi nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, pra, duke thënë tërthorazi se Shqipëria ishte e gatshme të reagonte dhe të bëntë punën e saj.
Ky qendrim i Kryeministrit përgenjështroi pohimin e mëparshëm të Ministrit Xhafaj, duke e çuar diskutimi publik në çështjen nëse kanë ndihmuar ose jo partnerët e huaj. Në mbrëmje, Ministri Xhafaj qartësoi pohimin e tij të mëparshëm duke thënë se partnerët ndërkombëtarë ishin përfshirë pas kapjes së kokainës nga ana shqiptare, me qëllim kërkimet hetimore për personat e përfshirë.
Po në mbrëmje mbërriti edhe një saktësim i pazakontë, mesa duket i kërkuar nga Tirana, i shefit të antimafias italaine, i cili përgëzoi institucionet shqiptarë, dhe gjeti mënyrën të saktësonte se në këtë çështje nuk kishte pasur asnjë rol magjistratura italiane. Këto deklarata u plotësuan edhe nga përgëzimet e Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe të Ambasadës së SHBA-ve, edhe pse kjo e fundit saktësonte se faktet tregonin se kishte rritje të këtij aktiviteti trafikimi.
Por, kapja e një sasie kaq të madhe droge ngre shumë pikëpyetje, përveç atyre të bëra publike nga opozita.
Kush janë “partizanët” e vërtetë për të cilët ishte porositur droga?
Menjëherë, thashethemet anti-qeveritare të Tiranës filluan të formulonin hipoteza për krerët e skuadrës së Partizanit (ndër të cilët bë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës), dhe spekulloi mbi faktin se “partizanët” ishin trashëgimtarët komunistë. Ndoshta për të shaur këto përshëpritje, lajmi i “partizanëve” u fshi nga shumë faqe informative të afërta me qeverinë.
Vlera shumë e lartë e drogës së kapur ngre pikëpyetje mbi ata që mund të kenë financuar administrimin e një operacioni të këtij niveli, dhe mbi të gjitha ngre një dyshim thelbësorë: Kush ka premtuar mbulim dhe ka garantuar siguri për një operacion të tillë?
Vlera e deklaruar nga policia ishte 180 milionë euro, rreth 300 mijë euro për kilogram, vlerë shumë herë më e lartë se vlera aktuale e kokainës në tregun evropian—maksimumi rreth 50 mijë euro për kilogram. Kjo do të thotë se nga gjetjet e para tregojnë se bëhet fjalë për kokainë shumë të pastër, që duhet “prerë” (përzjerë me substanca të tjera para se të konsumohet) të paktën 6 herë, çfarë mund të hamëndëson praninë e një laboratori për përpunim të mëtejshëm të saj.
Por pyetja shtrohet: kur u bë analiza e drogës së kapur, nëse deklarata e parë e policisë rezulton të jetë bërë pak orë (për më shumë gjatë natës) pas sekuestrimit? Apo vlera e deklaruar nga policia është thjesht një boutade për t’i dhënë më shumë rëndësi operacionit?
Sipas pohimit të policisë ngarkesa me banane u konsiderua “e pazakontë” nga vlerësimi i riskut doganor.
Për sqarim, vlerësimi i riskut doganor bazohet në të dhënat e vendit dhe kompanisë së origjinës, të kompanisë dhe rrugës së transportit, si dhe të kompanisë importuese të ngarkesës, të dhëna që përfshihen në deklaratat doganore dhe në manifestet e anijes që bën transportin. Nëse ngarkesa vjen nga vende, kompani, rrugë dhe pritet nga kompani me precedentë jo të mirë apo që janë të panjohura apo të dyshuara, atëherë ngarkesa konsiderohet me rrezik më të lartë (ka disa nivele risku).
Vlerësimi praprak i riskut bëhet për të ulur numrin e kontrolleve fizike duke i përqendruar ato në raste ku ka më shumë gjasa apo rrezik që të ketë probleme. Sipas procedurës, nëse një ngarkesë konstatohet që ka risk të latrtë—gjë që në doganat shqiptre ndot për të paktën 50-100 ngarkesa në ditë—atëhere ajo duhet t’i nënshtrohet kontrollit fizik nga punonjësit e doganës, pra shkarkimit dhe kontrollit të imët fizik të ngarkesës.
Po pse ndodhi që në këtë rast dogana nuk kreu kontrol fizik por njoftoi menjëherë policinë e cila e mbajti në mbikqyrje? Si ndodhi që nuk u mbajtën nën mbikqyrje policore dy kontenierët e tjerë të pranishëm në port të së njëjtës kompani?
Sipas lajmeve të mediave, e njejta kompani kishte improtuar përmes Portit të Durrësit pa asnjë probleme 76 herë të tjera ngarkesa me fruta ekzotike nga Amerika Latine. Është me vend që të hamendësohet se para se të përpiqej të trafikonte një sasi kaq të madhe kokainë, kompania duhet të ketë tentuar dhe provuar me ngarkesa më të vogla, për t’u garantuar për suksesin e opercionit. Po sa herë të tjera janë janë vlerësuar me risk të lartë dhe i janë nënshtruar të njejtës procedurë ngarkesat e mëparshme të Arbri Garden? Apo nuk janë kontrolluar asnëjherë?
Nga ana tjetër, kontenieri edhe pse frigoriferik përmban mall që normalisht ka prioritet sepse prishet, por atëhere pse pronarët e lanë në port për të paktën një javë, aq më tepër kur ata e dinin që në të kishte drogë dhe nuk bën sens ta linin për një kohë të gjatë në një zonë ku presupozohet se ka rrezik të lartë zbulimi?
Pronari i kompanisë, sipas deklaratave të zëvendës ministrit Julian Hodaj, është sinjalizuar prej vitesh tek autoritetet shqiptare për trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Evropa. A nuk është kjo gjë bashkëpunimi ndërkombëtar për luftimin e drogës? Pse Rama në deklaratën e tij mbi partnerët e huaj saktëson se nuk ka aptur bashkëpunim me partnerët “evropianë” dhe jo me partnerët “e huaj” apo ndërkombëtarë”, sikurse shprehet zakonisht?
Pse Xhafaj në mëngjes shprehet se kapja e drogës është frut i bashkëpunimit me agjencitë e huaja dhe 12 orë më pas, pas diskutimeve dhe hamëndësimeve të opozitës, dhe mbi të gjitha vetëm pak minuta pas përgenjeshtrimit zyrtar të prokurorit të antimafias italaine De Raho për përfshirje e institucioneve gjyqësore italiane, deklaron se ishte një operacion ekzkluzivisht shqiptar?
Në fund largimi jashtë vendit i Çekajt, pasi kontenieri kishte mbërritur por pa dalë nga Porti i Durrësit, dhe mbyllja e njëkohshme e niptit të magazinës së Maminasit, të bëjnë të mendosh se ai kishte intuitën se mund të ndodhte ndonjë gjë ose mund të ishte sinjalizuar që do të ndodhte diçka.
Mesa duket ky sekuestrim nuk ka qënë frut i rastësisë, dhe aq më pak i vlerësimit të riskut doganor, por i nevojës politike për të bërë figurë të mirë me aleatët evropianë, përpara vendimit për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin, e cila mund të ketë shtyrë në një skenografi të tillë.
Pohimi i djeshëm i Forcave të Armatosura të Kolumbisë se ishin ata që i kishin njoftuar autorietet shqiptare në bashëkpunim me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për këtë ngarkesë droge, dhe pohimi i tyre se vlera e ngarkesës me kokainë është rreth 36 milionë dollarë, pra më shumë se gjashtë herë më pak se sa shumë me të cilën u mburr policia shqiptare ta përforcojnë këtë ide.