Për herë të parë pas javësh, 0 të infektuar të rinj në epiqendrën e koronavirusit në Itali

Nga Exit News
Për herë të parë pas javësh, 0 të infektuar të rinj në epiqendrën e koronavirusit në Itali

Asnjë person i ri nuk është infektuar sot në Codogno, qytetin italian, epiqendrën e virusit në Itali, duke shënuar ditën e parë me zero të infektuar në javët e fundit.

E vetmja masë që po respektohet nga të gjithë qytetërët është vetë-karantinimi dhe zvogëlimi në maksimum i kontakteve me persona të tjerë.

Kryebashkiaku i qytetit tha se qyteti e ka marrë seriozisht karantinën, ndaj sot vjen ky rezultat: 0 të infektuar të rinj.

Ai i kërkoi qytetarëve që mos dalin nga vetë-karantinimi, pavarëisht lajmit pozitiv.

Aktualisht në Itali numri i të infektuarve ka arritur në 10,149 persona, me pjesën më të madhë të vendosur në veri të vendit. Ndërsa numri i viktimave ka arritur në 631.

Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

 Masat e marra nga qeveria shqiptare deri tani (kliko këtu)

– Për të mësuar si të vetë-karantinoheni (kliko këtu)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>