Një 65 vjeçar, roje i një shkollë në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë, ka abuzuar seksualisht me një 15 vjeçare, nxënëse në atë shkollë.
Sipas të dhënave nga policia, kjo ngjarje ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të të moshuarit, i cili ndodhej jashtë shtetit. Ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zones, të moshës 20, 16 dhe 15 vjeç.
Tre djemtë gjithashtu abuzuan me 15 vjeçaren duke e kërcënuar me publikimin e videos.
Ngjarja u denoncua në polici pasi prindërit e vajzës mësuan mbi abuzimin ndaj saj.
Vëllai i miturës pohoi për emisionin Zemër të Hapur se e motra ishte abuzuar në grup dhe se roja sëbashku me djemtë kishin përhapur foto të saj dhe më pas kishin shpërndarë videon.
Sipas tij e gjithë zona e dinte për këtë ngjarje, por akush nuk reagoi.
“Abuzohej gjatë paradites, aty e merrnin me makinë, roja ja çonte të tjerëve me makinë Kur kanë dalë foto kemi takuar djalin e tij. Na vinin fjalë, qarkullonin fjalë në lagje se ky filloi duke shkuar parrulla në 2 të mëngjesit, por i besuam kur pamë fotot. Mua më mbërriti video dhe në telefonin tim.”
Aktualisht 65 vjeçari sëbashku me djemtë janë arrestuar nga policia. Ai mësohet se ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, me justifikimin se e mitura shkonte vetë.