Përditësim 1 korrik: 45 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 2580 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 1 korrik: 45 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 2580 totali i të infektuarve

45 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2580.

Një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana kanë humbur jetën në spitalin Infektiv.

71 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 10 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, 3 në Delvinë, 3 në Kurbin, nga një rast në Krujë, Kukës, Lezhë dhe Sarandë.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 25 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 2580 të infektuar,

– 65 viktima;

– 1516 të shëruar,

– 999 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 1 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 367 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 201 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 150 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 110 pacientë aktivë,
  5. Fier, 47 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 42 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 28 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 19 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 16 pacientë aktivë,
  10. Gjirokastër, 7 pacientë aktivë,
  11. Berat, 6 pacientë aktivë;
  12. Dibër, 6 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>