Përditësim 10 prill: 7 të infektuar të rinj, shkon në 416 totali

Përditësim 10 prill: 7 të infektuar të rinj, shkon në 416 totali

7 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 416 të infektuar.

Një paciente 72-vjeçare humbi jetën më 9 prill në spitalin Infektiv. Ajo vuante nga disa sëmundje të tjera si sëmundje e veshkave, tiroidet dhe tensioni i gjakut dhe ishte në terapi intensive prej disa ditësh. Në total numri i viktimave është 23.

17 pacientë u shëruan këto 24 orë duke e çuar totalin e të shëruarve në 182, ose sa 45 për qind i totalit të të infektuarve.

Në informimin e përditshëm, ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë e Shkodër.

Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona, ndërsa në total janë testuar 3385 raste, dhe janë konfirmuar:

– 416 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 182 janë shëruar,
– 23 kanë vdekur,
– 50 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 6 prej tyre janë në terapi intensive,
– 6 persona janë të shtruar në Sanatorium, 4 pacientë janë të intubuar.

Në total në të dy spitalet janë 56 persona janë të shtruar.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.

Përhapja e koronavirusit deri më 10 prill është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 199 persona; 11 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;

— Në Durrës: 38 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;

— Në Fier: 32 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;

— Në Lushnje: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan: 15 persona;

— Në Rrogozhinë: 4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;

— Në Korçë: 17 persona;

— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Shkodër: 49 person;

— Në Lezhë: 14 person;

— Në Has: 12 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,

— Në Berat: 2 person,

— Në Krujë: 5 persona,

— Në Tropojë: 4 persona,

— Në Pukë: 4 persona,

— Në Mirditë: 3 person.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>