Përditësim 10 qershor: 42 të infektuar të rinj, shkon në 1341 totali i të prekurve

Nga Exit News
Përditësim 10 qershor: 42 të infektuar të rinj, shkon në 1341 totali i të prekurve

42 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1341.

Kjo është dita me më shumë të infektuar ditorë që prej 9 marsit, datë kur u gjetën 2 të infektuarit e parë në vend.

Të infektuarit e rinj janë 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër, për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

46 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 8 janë në terapi intensive, një prej të cilëve janë i intubuar.

74 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 19 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1341 të infektuar,

– 34 viktima;

– 980 të shëruar,

– 327 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 10 qershor është:

  1. – Tiranë, 205 pacientë aktivë,
  2. – Shkodër, 38 pacientë aktivë,
  3. – Krujë, 27 pacientë aktivë,
  4. – Kamëz, 19 pacientë aktivë,
  5. – Durrës, 14 pacientë aktiv,
  6. – Mat, 9 pacientë aktivë,
  7. – Lushnje, 6 pacientë aktivë,
  8. – Korçë, 1 pacient aktiv,
  9. – Librazhd, 1 pacient aktiv,
  10. – Mallakastër, 1 pacient aktiv,
  11. – Tropojë, 2 pacientë aktiv,
  12. – Lezhë, 1 pacient aktiv,
  13. – Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,
  14. – Pukë, 1 pacient aktiv,
  15. – Berat, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>