161 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 11 021.
Në 24 orët e fundit tre pacientë, një 80-vjeçar nga Shkodra dhe një 82-vjeçar e 90-vjeçar nga Tirana, kanë humbur jetën.
188 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 21 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Kukës, 10 në Durrës e Lezhë, 9 në Krujë, 6 në Pogradec, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,
nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 443 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 11 021 të infektuar,
– 327 viktima;
– 6 443 të shëruar,
– 4 251 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 9 shtator:
- Tiranë 2 506 raste,
- Durrës 489 raste,
- Shkodër 338 raste,
- Lezhë 237 raste,
- Elbasan 210 raste,
- Korçë 176 raste,
- Fier 160 raste,
- Vlorë 145 raste,
- Kukës 130 raste,
- Berat 78 raste,
- Gjirokastër 40 raste,
- Dibër 42 raste.